Apply now »
* Start apply with LinkedIn
* Apply Now
* Please wait...
Agro Business Team Leader
Date: Aug 20, 2025
Location:
Fier, AL
Company: Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type: Full time
Seniority: Experienced
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Përgjegjësitë Kryesore:
* Drejton, motivon dhe mbështet ekipin e profesionistëve të agrobiznesit.
* Vendos objektiva, ndjek performancën dhe ndihmon në zhvillimin profesional të ekipit.
* Punon me menaxhmentin për të zbatuar planet dhe për të arritur objektivat.
* Kërkon mundësi të reja biznesi dhe ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe partnerët.
* Mbikëqyr operacionet ditore, duke siguruar efikasitet, cilësi shërbimi dhe përputhshmëri me rregulloret.
* Ndjek zhvillimet në treg dhe përdor informacionin për vendimmarrje.
* Bashkëpunon me departamente të tjera për të siguruar rezultate të suksesshme.
Kërkesat:
* Eksperiencë në drejtimin e ekipeve, preferohet në sektorin bankar ose të agrobiznesit.
* Njohuri të mira mbi tregun bujqësor dhe shërbimet financiare të lidhura me të.
* Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe zgjidhjeje problemesh.
* Aftësi për të menduar në mënyrë strategjike dhe për të udhëhequr me shembull personal.
* Njohuri të mira të Pasqyrave Financiare të kompanive. Preferohet njohuri në analizimin e kompanive që operojnë në sektorin agrobiznes.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Mundësisht njohuri të gjuhës italiane.
Vendndodhja e punës:
- Qendra e Agrobiznesit ndodhet në degën Fier.
- Koordinatori i Qendrës mund të jetë me banim në Tiranë, Fier, Vlorë ose Lushnje.
Çfarë Ofrojmë:
* Mundësinë për të drejtuar një fushë të rëndësishme biznesi me potencial zhvillimi.
* Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.
* Ambient bashkëpunues dhe mbështetës pune.
Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!